January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Simone Inzaghi pritet të jetë trajneri i ri i Interit

1 min read

Ish-trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, pritet të jetë trajneri më i ri i Interit pas largimit të Antonio Contes.

Italiani do të nënshkruaj kontratë e cila do ta mbajë për dy vitet e ardhshme, pritet vetëm njoftimi zyrtar nga Interi, raporton CorrieredelloSport, njofton KlanKosova.tv

Problemi i vetëm për momentin lidhet me pagën e muajit të fundit, që trajneri i ri i Interit duhet ta zgjidhë me Lazion, pastaj italiani do të jetë në gjendje të fillojë aventurën e tij me Nerazzurët.

Inzaghi në këtë sezon me Lazion në Serie A përfundoi në pozitën e gjashtë.

Burimi i lajmit: Klan Kosova