Skënder Hyseni: Kandidimi i Përparim Ramës nga LDK-ja, lajm i mirë për kryeqytetin

Anëtari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës,  Skender Hyseni, ka mirëpritur shpalljen e kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, shkruan Insajderi.

Hyseni ka shkruar se kandidimi i Ramës është lajm i mirë, dhe “duke e votuar atë kaosi arkitetktonik merr fund në kryeqytet”.

“Kandidimi nga LDK-ja, i Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, padyshim një lajm shumë i mirë, më në fund. Qytetarët e Prishtinës duhet të kenë besim se duke votuar Perparimin për kryetar, kaosi arkitektonik dhe urbanisitk në kryeqytetin tonë do të marrë fund”, ka shkruar Hyseni.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të shtunën ka zyrtarizuar kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

“Përparim Rama është arkitekti e urbanisti më i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebebook./Insajderi.com

Burimi nga Insajder

Author: admin