January 21, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Skuadra e njohur turke interesohet për Januzajn – KOHA.net

1 min read

Adnan Januzaj mund ta vazhdojë karrierën në Turqi. Sipas mediave në Turqi, interesim për Januzajn ka shprehur Galatasaray. Madje, klubi turk thuhet se do të dërgojë edhe një ofertë në drejtim të Real Sociedadit për lojtarin. Januzaj ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2022 dhe ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

26-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime. Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, Sunderlandin dhe Borussia Dortmundin.

Burimi i lajmit: Koha Net