January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Talibanët kërcënojnë rojet afgane që punojnë në Ambasadën e Australisë në Kabul

1 min read

Talibanët kanë kërcënuar publikisht rojet e sigurisë afgane që kanë punuar për Ambasadën e Australisë në Kabul të Afganistanit, e cila do të mbyllet shumë shpejt

Qeveria australiane ka njoftuar se do të mbyllet ambasada duke shtuar se diplomatët e saj nuk janë të sigurt, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Shtetasit afganë të cilët janë të punësuar me kontratë nga Australia si roje të sigurisë në Ambasadë tregojnë se puna e tyre është e dukshme dhe se nuk do të jenë të sigurt brenda Afganistanit.

Talibanët kanë thënë haptas se kushdo që ka punuar për ose ka përkrahur qeveritë e huaja apo forcat ushtarake është tradhtar, armik dhe do të vihet në shënjestër.

Një roje bëri të ditur se ambasadat e vendeve me trupa në Afganistan po përballen me kërcënime dhe vdekje nga talibanët.

Australia ka njoftuar se ambasada do të mbyllet me 28 maj, por rojet e sigurisë tregojnë se do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre deri me 15 qershor.

Burimi i lajmit: Klan Kosova