“Të gjithë po ikin, situata është apokaliptike!” Braktiset qyteti me 2 milionë banorë | FM Images

Me mijëra njerëz janë larguar nga qyteti i Gomas në Kongo mes paralajmërimeve se vullkani i riaktivizuar të shtunën e kaluar, i cili vrau 32 persona, mund të shpërthejë sërish.

Këtë të premte, shumë pjesë të qytetit me 2 milionë banorë, ishin braktisur mes panikut. Shumë banorë u zhvendosën në qytetin më të vogël të Sake, ku u panë duke kërkuar ushqim nga banorët vendas. Mijëra të tjerë kaluan kufirin në Ruandën fqinje, në një nga kombet më të varfra të Afrikës.

Ushtria e Kongos bëri të ditur se ishte zbuluar llavë nën sipërfaqen e qytetit dhe ekzistonte rreziku që ajo të shpërthente, ose të dilte në ujërat e një liqeni aty pranë, ku mund të lëshonte gaz toksik.

“Është një situatë e tmerrshme, apokaliptike. Të gjithë po ikin”, tha një banor vendas për AFP.

Burimi i lajmit: FMImeges.net

Author: admin