January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tifozët afrikanë të Chelseas bëhen viralë para finales në Champions, marshojnë me kuaj dhe flamuj – GazetaBlic

1 min read

Tifozët e Chelseas në Nigeri kanë mbajtur marshimin e tyre përpara finales së Ligës së Kampionëve përballë Mançester Sitit sonte në Porto.

Një video ka bërë xhiron e rrjetit, ku tifozët e Chleseas shihen entuziastë duke ecur nëpër rrugë, me kuaj dhe qetë e tyre, të cilëve i kanë hedhur edhe një flamur të ekipit të zemrës mbi kurriz.

Nga video edhe dëgjohet muzikë, ndërkohë tifozët e veshur me fanellën e ekipit marshojnë për t’u dhënë një mesazh kundërshtarëve të Sitit para finales në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e sotme.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic