Tragjedi: Portieri gjendet i vdekur në liqenin e Ohrit – GazetaBlic

Portieri i ekipit kombëtar të hendbollit të Maqedonisë Veriore, Nikola Danilovski, ndërroi jetë në moshën 24 vjeç.

Danilovski, i cili ishte anëtar i Klubit të Hendbollit të Ohrit, u mbyt në Liqenin e Ohrit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u zhduk natën e së premtes rreth orës 21:00 pas stërvitjeve dhe në këtë mëngjes trupi i tij i pajetë u gjet në liqen.

Sipas policisë së Ohrit, nuk kishte shenja dhune.

Para Ohrit, Danilovski mbrojti për Mtalurg dhe Pelister dhe që nga viti 2018 ai është anëtar i ekipit të hendbollit të Maqedonisë.

Nikola Danilovski

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Author: admin