January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tri skuadra pas Donarummas – KOHA.net

1 min read

Gianluigi Donnarumma është në kërkim të një skuadre të re. Menaxheri i lojtarit Mino Raiola është duke i shqyrtuar ofertat e skuadrave për portierin italian.

Donnarumma do të largohet nga Milani si futbollist i lirë, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës që i skadon në muajin qershor. Për portierin 22-vjeçar interesim kanë shprehur Barcelona, Juventusi dhe PSG-ja. Menaxheri Raiola thuhet se ua ka bërë të ditur klubeve të interesuara se Donnarumma do të jetë portier i parë i skuadrës.

Burimi i lajmit: Koha Net