U bë pjesë e polemikave të mëdha në lidhje me vaksinën anti-covid, De Ligt ndryshon mendjen e tij – GazetaBlic

Matthijs De Ligt ishte pjesë e polemikave në orët e fundit. 

Sipas “ESPN”, holandezi ishte kategorikisht kundër vaksinimit, gjë që mund të rrezikojë paraqitjen e tij në “Euro 2020” në rast se nuk do të vaksinohej.

“Unë nuk e kam marrë ende vaksinën”, tha ai.

“Nuk është e detyrueshme, mendoj që çdokush është i aftë të vendos për trupin e tij”, shtoi ai.

“Rreziku për infektim është gjithmonë aty, por unë mundohem të kem kontakt sa më të paktë me njerëzit jashtë Kombëtares së Holandës”, deklaroi Matthijs De Ligt.

Megjithatë, pas shumë kritikave në drejtim të tij ai ka ardhur me një postim të fuundit, duke sqaruar se ai do të pranojë vaksinën anti-covid.

“Në intervistën time të fundit, nuk isha i qartë me përgjigjen time. Në mënyrë që të pastroj çdo dyshim: Unë jam absolutisht pro vaksinimit COVID-19 dhe do ta bëj atë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në postimin e tij.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Author: admin