Vdesin 4 pacientë nga zjarri në një spital në Brazil – Sinjali

Nga shpërthimi i një zjarri në një spital në Brazil kanë mbetur të vdekur 4 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacientët ishin shtrirë në këtë spital për trajtim për shkak të infeksionit me COVID-19. Sipas autoriteteve braziliane zjarri ishte lokalizuar shpejtë por pacientët i ishin ekspozuar tymit që ishte vdekjeprurës, raporton Associated Press.

35 pacientë të tjerë të cilët ishin shtrirë në këtë spital i cili gjendet në qytetin Acaraju kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transferuar në spitale tjera. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar nga autoritetet në këtë shtet. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Author: admin