Vetaksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Një vetaksident sapo ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje në adresë tonë.

Sipas tyre, një veturë është vetaksidentuar duke dalë tërësisht nga rruga.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Bazuar në të dhënat fillestarenë në këtë aksident është i përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”./IndeksOnline/

Burimi i lajmit: IndeksOnline

Author: admin