Vetëm sot, 13 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri – Sinjali

Mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Janë
familjarë e grupe miqsh që janë nisur drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar
këtë fundjavë.

Për
disa prej qytetarëve është edhe periudhë pushimesh në det. Policisë kufitare i
është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedurë të
përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme në
kufi.

Vetëm
sot, sipas mediave shqiptare, përllogariten të kenë hyrë më shumë se 6300 mjete
dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Sinjali
më herët raportoi se në pikën kufitare në Merdare, janë krijuar kolonat më të
gjata.

Aty janë krijuar kolona deri në 400 metra.

/Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Author: admin