January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Zyrtare: Krasniqi rikthehet në Zurich, firmos kontratë të re

1 min read

10:26 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / G. T.

Mesfushori kosovar, Bledian Krasniqi është rikthyer në ekipin e Zurich pas huazimit në FC Wil 1900.

Krasniqi pas rikthimit ka firmosur kontratë të re tre vjeçare deri në vitin 2024, shkruan IndeksOnline

Kosovari te FC Wil luajti nga sezoni 2019/20 dhe në 70 paraqitje shënoi gjashtë gola dhe katër asistime.

Drejtori sportiv i Zurich, Marinko Jurendic komentoi kthimin e 20-vjeçarit: “Në dy sezonet e tij në Challenge League, Blediani u pjek si një lojtar. Ai tani është gati për hapin tjetër në karrierë”./IndeksOnline/

Burimi nga Indeksonline