May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Zyrtare: Luciano Spalletti trajner i ri i Napolit – Telegrafi

2 min read

Luciano Spalletti është zyrtarisht trajner i ri i skuadrës italiane Napoli.

Edhe pse ka ditë që ishte flitur për afrimin e trajnerit italian, vetëm sot është zyrtarizuar Spalleti si trajner i ri i Napolit.

Ka qenë vet presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentiis, i cili i uroi mirëseardhjen Spallettit.

“Jam shumë i kënaqur t’u njoftoj se Luciano Spalletti do të jetë trajneri i Napolit, duke nisur nga 1 korriku. Mirësevjen Luciano, bashkë do të bëjmë një punë të madhe”, shkroi De Laurentiis në rrjetet sociale.

Ish trajneri i Interit ka qenë pushim prej dy sezonesh, por është paguar nga zikaltrit pasi kishte kontratë me ta dhe tani është gati të rikthehet, teksa me Napolin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Kjo është një mundësi mjaft e mirë për Spallettin, që të rikthehet sërish në pankinën e një skuadre cilësore, e cila edhe këtë sezon do të garojë për objektiva të rëndësishëm dhe synon të jetë në katërshen e parë të renditjes në kampionat.

Spalletti është një njohës mjaft i mirë i kampionatit italian, pasi më herët ka drejtuar me sukses Udinesen, Romën në dy periudha të ndryshme dhe Interin për dy vite me radhë.

Jashtë Italisë, trajneri ka vetëm një eksperiencë pozitive në kampionatin rus, ku drejtoi skuadrën e Zenitit. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi