Zyrtare: Sami Lushtaku kandidat i PDK-së për kryetar të Skënderajt – GazetaBlic

Kryesia e degës së PDK-së në Skënderaj ka mbajtur një takim në të cilin ka qenë i pranishëm edhe ud. i kryetarit të PDK-së dhe ku është vendosur unanimisht që Sami Lushtaku të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt, përcjell Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt

Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së z.Enver Hoxhaj.

Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.

Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e z.Lushtaku e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Author: admin