July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Interi kërkon 80 milionë euro për Hakimin – KOHA.net

1 min read

Skuadra e Interit ia ka caktuar çmimin mbrojtësit të krahut të djathtë, Achraf Hakimi. “Corriere dello Sport” ka njoftuar të martën se Interi po kërkon hiq më pak se 80 milionë euro për ta lënë të lirë Hakimin që të largohet gjatë kësaj vere. Te Interi kanë marrë vendim për ta shitur Hakimin, në mënyrë që të balancojnë financat në klub. Hakimi ka pasur një rol kyç te Interi që sezonin e fundit arriti ta fitojë titullin e kampionit në Serie A. 22-vjeçari shënoi shtatë gola dhe bëri 11 asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.

Hakimi ka kontratë me Interin deri në vitin 2025 kurse te ekipi italian u transferua verën e shkuar nga Real Madridi për 54 milionë euro.

Burimi i lajmit: Koha Net