September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Tri ditë më parë mori vaksinën, Vidal i infektohet me COVID-19 dhe shtrohet në spital – Kosova Sot

2 min read

Arturo Vidal është shtruar në spital në kryeqytetin e Kilit, Santiago, pasi ka rezultuar i infektuar me Koronavirus.

Mesfushori i Interit duhej të luante ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës, të enjten, por stafi mjekësor i Kilit njoftoi se “lojtari u testua pozitiv për COVID-19” gjatë një kontrolli të zakonshëm parandalues, të hënën, më 31 maj. Arturo u shtrua në spital dhe u izolua nga grupi për më shumë se 72 orë si një masë parandaluese për shkak të një infeksioni në bajame.

34-vjeçari ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke siguruar se do të shërohet shpejt për të dhënë kontribut me fanellën e përfaqësueses së tij. “Fatkeqësisht, zbulova se isha pozitiv me COVID-19, pasi një mik asimptomatik doli pozitiv në një kontroll parandalues. Këtë herë nuk do të jem në fushë, por do të mbështes shokët e mi me të gjitha forcat e mia. Unë do të shërohem së shpejti për të qenë në gjendje të vesh përsëri fanellën e “La Rojas”, shkruan Vidal.“Falënderoj të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë kujdesur për të gjithë kilianët në këtë pandemi të tmerrshme. Ju lutem, nëse mund ta bëni: vaksinohuni!”. Mesfushori 34-vjeçar bëri vaksinën për parandalimin e infektimit me koronavirus së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian vetëm tri ditë më parë.

(Kosova Sot Online )

Burimi i lajmit: Kosova Sot