September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

“Only You” e Dhuratës dhe Gims tërheq vëmendjen e mediave botërore – KosovaPress

1 min read

Dhurata Dora dhe artisti frances, Maitre Gims, publikuar disa ditë më parë këngën e tyre më të re, “Only You”, këngë kjo e cila ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Ky bashkëpunim deri tani rezulton si një nga më të suksesshmit e këtij viti/

Kënga është në shqip dhe frëngjisht, ndërsa klipi është realizuar në Maldive.

“Only You” mori vëmendjen edhe të medias franceze, e cila shfaqi prapaskenat e videoklipit të dy artistëve, teksa theksohet që në fillim se Dhurata është artiste shqiptare. Këtë e publikoi dhe vetë artistja në “Instagram-in” e saj, e cila duhet të jetë mjaft e lumtur për arritjen e këtij suksesi.

Deri tani kjo këngë ka grumbulluar më shumë se 7 milion klikime në Youtube.

[embedded content]

Ndryshe kjo është hera e dytë që dy artistët bashkojnë forcat për një duet, pasi në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë që mban titullin “Te quiero”.

Burimi i lajmit: Kosova Press