September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Borxh mbi një miliard dollarë, Trump nxjerr në shitjet hotelin e tij në Washington – Telegrafi

1 min read

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, sërish ka nxjerr në shitje hotelin e tij që gjendet në Pennyslvania Avenue në Washington!

Trump nuk është pronar i ndërtesës në kryeqytetin amerikan, por blerës i aksioneve në hotel kanë konfirmuar autoritetet federale, transmeton Telegrafi.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, me humbje është vlerësuar të jetë prekur me 1.1 miliard dollarë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Të hyrat e kompanisë janë zvogëluar dukshëm, pasi që hotelet janë të zbrazëta sikurse fushat e golfit – derisa është shënuar rritje në shitjen e pronave të paluajtshme.

Paralajmërimi i hotelit që ka 263 dhoma nuk është ndonjë befasi, duke marrë parasysh që largimi i Trumpit nga Shtëpia e Bardhë ka probleme të mëdha me paratë.

Ai së fundmi kishte marrë hua shumën prej 1.2 miliard dollarëve. E për shitjen e hotelit, Trump po i kërkon rreth 500 milionë dollarë.

Punën për shitjen ia ka besuar të birit Eric, e siq raporton Washington Post, Trump kishte tentuar ta shet hotelit edhe në vitin 2019, por asokohe nuk kishte pasur blerës të interesuar. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi