September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kërkohet paraburgim ndaj një personi në Gjakovë për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim – Telegrafi

2 min read

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj  të pandehurit, K.T., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Prokuroria njofton se, me datë të pacaktuar e deri më 02.06 2021, i dyshuari K.T., ka përpiluar dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit si origjinal, për leje qëndrimi sllovene, për përfitim për vete apo personin tjetër, ku nga të dëmtuarit, B.K., F.K., dhe L.R.,  kishte marrë shuma të mëdha parash, në vlerë mbi 11,000 euro.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit pas aksionit të bastisjes së shtëpisë së tij nga Njësiti i Hetimeve, i janë gjetur një leje qëndrimi sllovene dhe një folder me 7 vërtetime të transaksioneve të ndryshme.

Me këto elemente, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në të njëjtën periudhë kohore, i pandehuri K.T., me anë të paraqitjes së rreme, dhe duke i fshehur faktet, ka shfrytëzuar mosdijen e personave të tjerë lidhur me gjendjen reale, ka vënë në lajthim të dëmtuarit, B.K., F.K., dhe L.R., duke i siguruar ata se do të iu rregullojë dokumentet për leje qëndrimi në Slloveni. Me këto veprime i dyshuar ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit K.T, ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 02 qershor 2021. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi