September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Liqeni e fitoi ndeshjen e parë finale – Telegrafi

1 min read

Skuadra e Liqenit ka shënuar fitore ndaj Liburnit në ndeshjen e parë të serisë finale të “play-off”-it në Superligën e futsallit.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë është mbyllur me fitoren bindëse të skuadrës nga Drenasi, me rezultat 8:3, por me një lojë mjaft interesante deri në katër minutat e fundit, kur mysafirët arritën ta bëjnë diferencën në rezultat.

Golat për Liburnin i realizuan Kryeziu,Qerimi dhe Porritas.

Tre gola për Liqenin i shënoi Yulian, dy gola Camilo dhe me nga një gol kontribuuan Topilla e Uka. Ndërkaq, për Liqenin golat i shënuan Kryeziu, Qerimi dhe Porritas. Ndeshja e dytë do të zhvillohet të dielën në Drenas dhe në rast të fitores së vendasve, atëherë Liqeni do të kurorëzohet me titullin e kampionit.

Burimi i lajmit: Telegrafi