September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Regjisrohen vetëm 19 raste me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 6 persona – Telegrafi

1 min read

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 2.456 testime dhe janë regjsitruar 19 raste të reja.

Prej rasteve të reja 5 janë nga Shkupi, Kumanova 3, Gostivari, Koçani dhe Demir Hisari me nga 2, si dhe nga një rast në Prilep, Tetovë, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Negotinë.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 26 pacientë të shëruar dhe gjashtë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur dy janë nga Shkupi dhe nga një ka pasur në Tetovë, Radovish, Kërçovë dhe Strumicë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155.364 pacientë me coronavirus, prej të cilëve 148.872 janë shëruar dhe 5.435 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive është 1.057./Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi