September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Rrëzimi në zonë i Mbappes për të fituar penallti ndaj Uellsit konsiderohet i turpshëm dhe mashtrim absolut – Telegrafi

1 min read

Kylian Mbappe zhvilloi një ndeshje të mirë me Francën kundër Uellsit ku fituan 3-0.

Por ishte një moment kur francezi tentoi të “mashtrojë” për të marr një penallti, gjë që nuk është pritur mirë as nga komentatori i ESPN, Craig Burley.

Sulmuesi i PSG-së u rrëzua në mënyrë teatrale duke u hedhur në tokë pas një përplasjeje me mbrojtësin Joe Rodon në minutën e 31-të të ndeshjes; një simulim që u vërejt shpejt nga gjyqtari portugez Luis Godinho.

Mbappe nuk mori karton të verdhë për mashtrimet e tij, megjithëse komentatori Craig Burley ishte i bindur se ai duhej ndëshkuar.

Ai madje e quajti “mashtrim absolut” rrëzimin, duk vazhduar edhe me fjalë si e “turpshme”. Nuk munguan as komentet në rrjetet sociale për këtë moment.

Harro këtë incident, skuadra e Didier Deschamps arriti të regjistrojë një fitore të lehtë me rezultat 3-0 kundër Uellsit falë golave ​​të Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.

Ky rezultat erdhi edhe pas largimit nga loja të mbrojtësit Neco Williams që në fillim që kishte luajtur me dorë në zonë. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi nga Telegrafi