September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Italia e ‘pamëshirshme’ ndaj Republikës Çeke, shfaqë forcën para Kampionatit Evropian – GazetaBlic

1 min read

Italia ka mposhtur Republikën Çeke me rezultat të thellë 4-0, në duelin miqësor para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Llogarinë e golave e hapi sulmuesi, Ciro Immobile i cili realizoi në minutën e 23’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e dytë për italianët e shënoi, Barella në minutën e 42’të të takimit.

Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Mancini, vazhdoi me hovin e njëjtë.

Insigne shënoi golin e tretë në minutën e 66’të, ndërsa golin përfundimtar të takimit e shënoi Berardi në minutën e 73’të të takimit.

Kampionati Evropian fillon me 11 qershor, kurse Italia do të përballet me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsinë në kuadër të grupit A të ‘Euro 2020’.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic