September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Italia shkatërroi Çekinë

1 min read

Italia ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Çekisë në ndeshjen miqësore me rezultat 4:0.

“Azzurët” u treguan dominues nga fillimi duke e fituar ndeshjen me stil. Festivalin e golave e nisi Ciro Immobile në minutën e 23-të, për ta vazhduar Barella tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë u shënuan gjithashtu dy gola. Fillimisht Insigne e trefishoi epërsinë në minutën e 66-të, kurse shtatë minuta më vonë Berardi vulosi rezultatin e këtij takimi.

Me këtë fitore dhe këtë paraqitje, Italia e Roberto Mancinit tregon se do të jetë konkurrente e fortë për ta fituar Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.

Burimi i lajmit: Epoka e Re