September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Leron paralajmëron lansimin e ‘freestyle’-it të ri “Lemon Pepper” – Telegrafi

1 min read

Ai është bërë tashmë i njohur për audiencën e gjerë, duke kultivuar kështu zhanrin muzikor hip-hop.

Fjala është për rep-artistin Leron Kurteshi, i cili deri më tani ka lansuar disa projekte, që rezultuan mjaft të suksesshme.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se do të ketë prurje të re muzikore.

“Lemon Pepper” mban titullin ‘freestyle’-i ri, për të cilin ende nuk i dihet ndonjë datë adekuate e lansimit.

Reperi po ashtu pati rastin që të ndajë një pjesë të klipit, teksa komentuesit menjëherë filluan me komente pozitive ndaj tij.

“Whoopty Remix” në anën tjetër është hiti tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Arday. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi i lajmit: Telegrafi