23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Menduan se kishte veshur në mënyrë të gabuar pantallonat, doli të jetë që ato nuk kishin pasur zinxhir – Trump çudit të pranishmit – Telegrafi

1 min read

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë në konventën e Demokratëve në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, por kamerat filmuan një detaj që tërhoqi vëmendjen e shikuese – në veçanti përdoruesve të rrjeteve sociale.

Në fakt, pantallonat që i kishte veshur dukeshin shumë të rrudhura dhe të çuditshme – kështu filloi të qarkullojë teoria se ai mund t’i ketë veshur mbrapsht, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në fund doli se pantallonat nuk kishin zinxhir në pjesën e përparme, dhe kështu shumë menduan se ai mund t’i ketë veshur në mënyrë të gabuar.

Ndryshe, Trump në një video falënderoi mbështetësit për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi