September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Shqipëri, pesë raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit – Telegrafi

1 min read

Rastet e reja me COVID-19 vijojnë të jenë në rënie në vendin tonë, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë persona pozitivë me virusin, ndërsa një qytetar ka humbur jetën.

Rastet pozitive me COVID-19 kanë rezultuar nga 2103 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Aktualisht në të gjithë vendin ka 230 individë që janë të infektuar nga virusi. Dy qarqet me numrin më të madh të rasteve janë Tirana dhe Shkodra.

Statistika (7 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        5

Të shëruar në 24 orë      38

Të shtruar në spitale      24

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore    2103

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   60

Shkodër    54

Berat    33

Korçë    25

Lezhë    20

Elbasan    14

Vlorë     7

Gjirokastër   6

Durrës    4

Kukës    3

Fier    2

Dibër    2

Burimi i lajmit: Telegrafi