September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Varrosen katër anëtarët e familjes Ramadani nga Shtimja që humbën jetën në aksident trafiku – Telegrafi

2 min read

Katër anëtarët e familjes Ramadani nga Shtimja të cilët humbën jetën në një aksident trafiku, janë varrosur sot në varrezat e qytetit.

Lidhur me rastin, dje policia ka dhënë detaje shtesë.

Në komunikatën e tyre është sqaruar se si erdhi deri te aksidenti si dhe inicialet/moshën e viktimave dhe të të lënduarve.

PK ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve.

Sipas tyre, deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt.

Lexo po ashtu:

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona të cilët ishin në automjetin VW Golf:

Viktimat, ( të vdekurit) nga ky askident janë:

N.R ( M.SH/K) 39 vjeçar – drejtues i automjetit

XH.R ( F/SH/K) 60 vjeçare ,

S.R ( F/SH/K) 32 vjeçare

Y.R ( M/SH/K) 12 vjeça

Personi i pestë që është transportuar në QKUK ka pasur fraktura të shumta dhe po ashtu lëndime të shumta që janë rikuperuar në QKMF dhe është dërguar në QKUK – Prishtinë”.

Krenare Makolli, e cila punon në Qendrën Emergjente në QKUK, ka bërë të ditur sot se vajza e mbijetuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“E kemi pacienten në gjendjen emergjente. Është në gjendje të rëndë. Vazhdon të jetë në frymëmarrje të asistuar, në respirator”, është shprehur Makolli.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit E.M. nga Ferizaj, nën dyshimet se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik.

I pandehuri E.M. është ndaluar për 48 orë./Telegrafi.

Burimi i lajmit: Telegrafi