September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Apple i pagoi një gruaje miliona dollarë, pasi teknikët përdorën iPhone-in e saj për të postuar pamje eksplicite në internet – Telegrafi

2 min read

Apple i ka paguar një shumë milionëshe një gruaje nga Oregon pasi teknikët e riparimit të iPhone ngarkuan imazhe dhe video eksplicite në internet nga një telefon që ajo dërgoi për riparim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, regjistrimet zbuluan se gruaja pa emër dërgoi iPhone-in e saj për riparim në 14 janar të vitit 2016 tek një kontraktor riparimi i aprovuar nga Apple i quajtur Pegatron Technology Service në Kaliforni.

Por teknikët atje ngarkuan “material jashtëzakonisht personal dhe privat” në llogarinë e gruas në Facebook dhe në vendet e tjera të internetit, thuhet në dokumente.

Siç bëhet e ditur më tej, videot u ngarkuan që të dukeshin sikur vetë gruaja t’i kishte ndarë ato me qëllim, sipas dokumenteve, duke i shkaktuar gruas “shqetësim të rëndë emocional”.

Gruaja u informua për incidentin kur miqtë panë videot dhe imazhet në Facebook.

Gruaja paditi Apple dhe përfundimisht arriti një marrëveshje me kompaninë për një shumë disamilionëshe.

Por Apple kurrë nuk u emërua direkt në proces gjyqësor në një përpjekje për ta mbajtur çështjen konfidenciale.

Incidenti u bë publik vetëm kur avokatët në një rast më të ri, pa lidhje me Apple dhe Pegatron referuan çështjen e mëparshme në regjistrat e tyre ligjorë, duke thënë që klienti i quajtur ishte “qartë Apple”.

Apple konfirmoi incidentin në një deklaratë për Guardian të hënën por avokatët e gruas nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Ky nuk është incidenti i parë në të cilin një teknik është akuzuar për vjedhje dhe postim të imazheve nga një klient. Në vitin 2013, një klient 27 vjeçar i Best Buy paditi shitësin pasi fotografitë nga një kompjuter që ajo solli për riparim u shpërndanë në internet. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi