September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Dinastia e PSG-së: Formacioni i ëndrrave që po tenton ta ndërtojë Al Khelaifi me gjashtë transferime – Telegrafi

2 min read

Paris Saint-Germain duket se do ta ketë një verë tejet të ngjeshur, me gjashtë transferime që mund t’i bëjnë.

Klubi francez e mbylli një sezon tejet të dobët, duke mos arritur të triumfonin në Ligue 1, pasi Lille e fitoi trofeun në xhiron e fundit.

Një tjetër paraqitje e dobët për ta ishte edhe në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Andaj, bordi i klubit francez është i gatshëm që të përpilojë një formacion ëndrrash për stinorin 2021/22, për të tentuar që të fitojnë të gjithë trofetë.

Duke filluar nga porta, PSG është afër transferimit të Gianluigit Donnarummas, që refuzoi vazhdimin e kontratës me Milanin, me një kontratë pesëvjeçare dhe me një fitim rreth 60 milionë euro deri në përfundim të marrëveshjes, raporton Ginaluca Di Marzio.

Një tjetër anëtar i Rossonerëve që mund të kalojë në Parkun e Princave është edhe Theo Hernandez, me mbrojtësin që ka kohë që është nën shënjestrën e parisienëve.

Mbrojtës tjetër që mund të afrohet me PSG është edhe Sergio Ramos që duket se nuk do të qëndrojë te Real Madridi, shkaku që kërkesa e tij për kontratë dyvjeçare nuk po plotësohet nga Florentino Perez.

Nga ana e krahut të djathtë, skuadra franceze mund të përforcohet me Achraf Hakimin e Interit, pasi kampioni i Serie A-së është i detyruar të shesë lojtarë për të shmangur krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Në mesfushë po ashtu mund të ketë ndryshime, me Georginio Wijnaldumin që raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me një kontratë trevjeçare.

Pjesa e ofanzive po ashtu mund të ketë lëvizje, me PSG-në që duhet të sakrifikojë një lojtar pa dëshirën e tyre.

Kylian Mbappe pritet të përcaktojë të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian, me Real Madridin që e dëshiron me ngulm transferimin e tij, e ëndrra e lojtarit është që të luajë për Los Blancos.

Edhe pse Nasser Al Khelaifi bëri të ditur se nuk do të shesin lojtarin, në fund do të jetë dëshira e këtij të fundit që përcakton të ardhmen, gjersa ka edhe një vit kontratë me klubin.

Në rast e Mbappe largohet nga PSG, atëherë Cristiano Ronaldo do të ishte prurja e tyre e re, pasi ylli portugez nuk e ka të qartë të ardhmen te Juventusi dhe mund të largohet nga Torino për të kaluar te gjiganti francez.

Formacioni i mundshëm i PSG-së për edicionin e ardhshëm: Donnarumma, Hernandez, Ramos, Marquinhos, Hakimi, Wijnaldum, Paredes, Verratti, Neymar, Di Maria, Ronaldo. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi.com/Photoshop

Burimi nga Telegrafi