September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

10 foshnjat e lindura nga afrikania po luftojnë për jetë – KOHA.net

1 min read

Dhjetë foshnjë të lindura nga një nënë në Afrikën e Jugut, aktualisht po luftojnë me jetën në një spital, ka deklaruar një e afërm e tyre.

Ajo ka thënë se nëna Gosiame Sithole po ashtu po rikuperohet në të njëjtin spital pasi lindi pesë fëmijë në mënyrë normale dhe pesë të tjerë përmes operacionit.

“Foshnjat janë ende në inkubatorë duke luftuar për jetën e tyre. Ata lindën në javën e 29-të, nëna është ende e dobët”, i ka thënë gruaja TimesLIVE.

Ndërkohë, babai i foshnjave i cili është i papunë të mërkurën ka pranuar një donacion prej 50,000 funte për përkujdesje të foshnjave.

Ai ka thënë se gruaja ka lindur shtatë djem dhe tri vajza.

Një numër i të afërmve kanë dalë duke insistuar se lindja e tyre është e vërtetë, edhe pse zyrtarët lokalë kanë thënë se nuk ka asnjë të dhënë se ka pasur lindje në ndonjë spital atje.

Asnjë doktor nuk ka dalë ta verifikoj këtë gjë dhe asnjë fotografi e foshnjave nuk është publikuar – gjoja për shkaqe kulturore dhe fetare.

Burimi i lajmit: Koha.net