July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Federata Belge u premton lojtarëve një bonus të ‘majmë’ nëse e fitojnë Kampionatin Evropian – GazetaBlic

1 min read

Sipas gazetës Het Laatste Nieuws Federata Belge e Futbollit do të japë një bonus prej 435,000 euro për lojtar nëse “Djajtë e Kuq” fitojnë Kampionatin Evropian.

Belgjika u ka premtuar lojtarëve 42,000 euro për lojtarë nëse ata kalojnë fazen e grupeve ku do të garojnë me Rusinë, Finlandë dhe Danimarkën, shkruan GazetaBlic Sport.

Bonusi” arrin në 170,000 euro për arritjen në çerekfinale, ai rritet përsëri në 290,000 euro për arritjen në gjysmëfinale, 370,000 në rast të arritjes në finale dhe 435,000 në rast se e fitojnë Kampionatin Evropian.
Kampionati Evropian fillon nesër me ndeshjen hapëse mes Turqisë dhe Italisë në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic