September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Hoxhaj premton se deri në verë do të vaksinohen 70 për qind e popullatës – Gazeta Lajm

1 min read

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK’së), Enver Hoxhaj, ka thënë se ka folur me disa miq të tij ndërkombëtarë për të siguruar vaksinën antiCOVID, shkruan Gazeta Metro.


Enver Hoxhaj nga PDK në T7 ka thënë se nëse ai vjen në pushtet, Qeveria e tij deri në verë do të vaksinojë 70% të popullatës së Kosovës.

Ai tha se është Qeveria që duhet të sigurojë vaksinën kundër COVID-19 dhe jo drejtorët e QKUK’së dhe as mjekët.

“Unë sot kam folur me disa miq, kam folur me ministrin e mbrojtjes së Katarit dhe kam marrë mbështetje që do të mundohemi të sigurojmë disa vaksina për COVID-19”, ka thënë Hoxhaj.

Kandidati për kryeministër ka thënë se tubimet partiake që po mbahen në kohë pandemie, janë si rezultat i zgjedhjeve që i shkaktoi Kurti dhe Hoti.

Ai tha se në çdo tubim fton që të respektohen masat antiCOVID.

Burimi i lajmit: Gazeta Lajm