June 18, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Hyseni: Pas dy muajsh ka Asociacion të komunave serbe – Kosova Sot

2 min read

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, është shprehur kritik për qasjen që ka kryeministri Albin Kurti ndaj këtij procesi.

Ai ka thënë se Kurti ndryshoi qëndrimin rreth ngritjes së mundshme të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se pas dy-tre muajve nga “s’do të ketë dialog një-etnik në do të ketë Asociacion”.

“S’guxon të krekoset një kryeministër. Kjo është krekosje dhe s’mund ta kualifikosh ndryshe nëse s’je për interesa urgjente. S’ka interes më urgjent për Kosovën sesa ta mbyllë konfliktin me Serbinë”, tha Hyseni në Klan Kosova

Hyseni shtoi se në takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili gjithashtu është i ngarkuar me punë të dialogut, i ka thënë që të mos ketë iluzione që SHBA do të ndryshojë qasje ndaj problemeve ballkanike.

“I thashë që s’do të kaloni më mirë se me Grenellin. S’ndryshon politika amerikane në mënyrë aq rapide, sepse ajo është konstante. Metodat mund të ndryshojnë, por jo thelbi. Ballkani është interes strategjik i SHBA-së”, tha ai ne Klan Kosova.

Ish-koordinatori po thotë se mbajtja përherë e status quo me Serbinë mbahet edhe si kauzë e përhershme për t’u mashtruar më lehtë populli dhe duke harruar problemet e brendshme.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *