June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Menduan se është njeri i vrarë, policia gjen dordolec të shtrirë – Gazeta Lajm

1 min read

Policia në Amsterdam të Holandës mendoi se ka gjetur një person të vrarë, por në të vërtetë ishte vetëm një dordolec i shtrirë.

Zyrtarët policorë që të martën po patrullonin në zonën Oosterpark iu afruan masës së borës që nga larg dukej si njeri i shtrirë.

Megjithatë, kur iu afruan vendit të dyshimtë, policët panë se aty në të vërtetë ishte vetëm një dordolec i shtrirë në borë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Viktimë e krimit? A nuk është mirë dikush? Pasi kolegët tanë arritën te “trupi”, ata panë se shiriti i policisë apo ambulanca nuk do të jenë të nevojshme. Në fakt ishte një copë e bukur e artit në borë, përfshirë një karotë. Të paktën, kolegët tanë mundën të qeshnin me të”, thuhet në deklaratën e policisë.

Holanda, njësoj si disa vende tjera evropiane, është përfshirë nga një valë e të ftohtit dimëror në muajin shkurt, duke shënuar temperatura të ulëta që janë afër rekordit.

Në Egmond aan Zee, 25 milje nga Amsterdami, u regjistrua temperatura -20.5 gradë të mërkurën në mbrëmje. Meteorologët kanë paralajmëruar se moti mund të ftohet edhe më shumë këtë fundjavë.

Burimi i lajmit: Gazeta Lajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *