September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Pogba: “Nuk jam polic, por s’ka asgjë mes Giroud dhe Mbappe” – Kosova Sot

2 min read

Paul Pogba ka mohuar zërat për tensione mes Oliver Giroud dhe Kylian Mbappe.

Oliver Giroud, që shënoi dy herë në miqësoren me Bullgarinë, pas ndeshjes e pati me Mbappen kur tha: “Nganjëherë e bëj vrapimin por topi nuk vjen tek unë. Mbase kemi mundur ta gjenim njëri-tjetrin më mirë”.

Sipas L’Equipe, Giroud e kishte për Mbappen, pasi 34-vjeçari i përmendi asistet nga Benjamin Pavard dhe Wissam Ben Yedder.

“Me dy asiste të mira nga Ben Yedder dhe Pavard, unë e përfundova mirë ndeshjen, por ne kemi mundur të shënonim më shumë gola nëse do të kishim qenë më efikas”.

Kjo e kishte zemëruar shumë Mbappen, që kërkonte të jepte versionin e tij në një konferencë për media, por Didier Deschamps e kishte bindur atë duke e qetësuar dhe duke i kërkuar të përqendrohej në ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Gjermanisë të martën më 15 qershor.

“Tensione? Sinqerisht, unë jam brenda dhe ka një atmosferë të mirë. Nëse i referoheni Olivier dhe Kiki (Mbappé) nuk ka asgjë, megjithëse nuk jam një oficer policie. Por nuk është asgjë. Deklaratat janë shtrembëruar. Mbappé është një lojtar bujar që luan për ekipin, megjithëse ndonjëherë i them që të ndihmojë ata që janë në mes pak më shumë. Por unë nuk e ndiej atë tension që thuhet jashtë”. 

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot