June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

25 mijë doza vaksinash Sputnik arrijnë në Shqipëri

1 min read

Shqipëria ka arritur që të sigurojë dhe 25 mijë dozash të tjera vaksinash. Vaksinat që kanë mbërritur sot në Shqipëri janë Sputnik V.

Tashmë numri i vaksinave është 936 mijë duke përfshirë dhe dozat e tjera, Pfizer, Sinovac dhe AstraZeneca.

Pas mbërritjes së kësaj sasie vaksinash, ministrja Ogerta Manastirliu ka thënë se të gjithë qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe të kërkojnë të vaksinohen. Po ashtu ministrja ka njoftuar se do të ulet mosha e vaksinimit.

Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksianve të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total për sa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksnimit”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës antiCOVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës./tvklan

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *