June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Abdixhiku-Kurtit: Keni thënë se dialogu nuk është prioritet, të martën këmbë e duar jeni në dialog

2 min read

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk tregoi në seancën e sotme se cfarë do të bisedohet në Bruksel në procesin e dialogut.

“Nuk je më opozitë Albin, je njeriu që i ke krejt, trego çfarë do të bësh. Nga 25 minuta fjalim,  24 minuta i pate për të shkuarën, vetëm një se çfarë do të bësh”, ka thënë Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

“Kurti do të takohet ballë për ballë me Vuçiq. Bën mirë që përfaqëson Kosovën përballë kujtdo qoftë. Më 2012 Kurti si opozitë kishte kundërshtuar protestat më të dhunshme në kundërshtim të nisjes së dialogut pa kushte. Polarizimi ekstrem ishte bërë pengesë për avancimin e Republikës së Kosovës. Asgjë nuk ka ndryshuar vetëm se një njeri nga opozita është në pushtet. Çfarë ndodhi me kushtet para dialogut, me kërkimfaljen, dëmet e luftës, dialogun e brendshëm para dialogut të jashtëm?”.

Abdixhiku ka thënë në Kuvend se Kurti të martën shkon në dialog ndonëse kishte thënë se ky proces nuk është prioritet për të.

“Të martën udhëtoni pa asnjë kusht. Nuk ju gjykoj pse merrni pjesë në dialog. Është proces natyral që secili politikan duhet ta bëjë. Ne petkun e ri prej pushtetari e ke kuptuar se obligimeve si këto nuk mund dhe nuk duhet t’u ikësh. Të martën me këmbë e duar je në dialog”.

“Kryeministri është i papërgatitur për dialog. Jemi të painformuar se çfarë do të bëjë të martën në Bruksel. Kjo i bjen se ka dialog të keq”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *