June 18, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Arkitekti kosovar: Kisha në UP mund të shndërrohet në muze të mizorisë së viteve 90-ta – Sinjali

2 min read

Sali Shoshi, arkitekt dhe studiues i trashëgimisë kulturore, duke komentuar mbajtjen e liturgjisë në kishën serbe në kampusin e UP-së, thotë se për fat të mirë qytetarët e Kosovës janë pjekur mjaftueshëm sa të mos bien pre e propagandës serbe, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kjo është çështje krejtësisht pronësore. Toka është e Universitetit që në kushte të jashtëzakonshme në vitet e 90-ta i është aneksuar dhe është tentuar të ndërtohet një kishë që simbolizon gjithë ashpërsinë e regjimit fashist të Millosheviqit. Kriminelët përreth tij, përfshirë Arkanin, e kanë ndërtuar për të treguar aspiratat e tyre hegjemoniste gjatë viteve 90-ta. Nëse kjo është trashëgimi atëherë e paraqet atë periudhë”.

Shoshi thotë se komuniteti serb dhe kisha serbe në Kosovë duhet të
distancohen nga regjimi fashist dhe të heqin dorë nga kisha për t’iu kthyer
toka Universitetit të Prishtinës sërish.

“Më pas Universiteti duhet të vendosë se çka të bëhet me të. Mund të bëhet muze i cili do të prezantojë kontekstin e të 90-ve, të përdoret për nevojat e Universitetit apo edhe të rrënohet fare nëse e shohin të arsyeshme. Ky vend s’mund të jetë i shenjtë për serbët sepse është simbol i mizorisë”.

Shoshi në Klan Kosova tha se vendet e traumës mund të marrin një rol të ri dhe se për këtë duhet pasë debat shoqëror.

Gjithashtu, arkitekti tregoi se në vitin 1992 kur edhe filloi ndërtimi i kishës, shqiptarët ishin të përjashtuar nga jeta institucionale. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *