July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

E mbron të dashurën 37 vjeç më të vjetër, akuzohen se duken si nip e gjyshe

1 min read

Një çift me 37 vjet diferencë në moshë, janë duke u akuzuar në media sociale pasi lidhja e tyre po quhet ‘e neveritshme’.

Quran 23 vjeçar me bazë në ShBA është në lidhje me 60 vjeçaren Cheryl, me të cilën ndan shpesh momente në TikTok ku ka grumbulluar më shumë se 416 mijë ndjekës.

Pavarësisht se këmbëngulin se janë të dashuruar, ata shpesh marrin mesazhe nga njerëz që pyesin se sa e vërtetë është marrëdhënia e tyre, me disa që pretendojnë se ai është me të sepse ajo ‘e pasur’.

Ndërsa të tjerët komentojnë me mizori pamjen e Cheryl, duke thënë se ajo duket më shumë si gjyshja e Quran-it.

Në një video të fundit, e cila është parë më shumë se 3.7 milionë herë, çifti përgjigjet në pyetjen “a e miraton familja juaj këtë lidhje?”. Ata thanë “po!”, transmeton Klankosova.tv.

Age gap couple TikTok

Burimi i lajmit: Klan Kosova