June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

E publikuan në Facebook pasi rrezikoi qytetarët, 02’shit i shkon dënimi 150 euro në shtëpi

1 min read

Pas publikimit të lajmit, Policia e Kosovës ka gjobitur vozitësin e veturës “Opel Astra”, i cili në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka tejkaluar automjetet e tjera në mënyrë të rrezikshme.

Në njoftim thuhet se:

Policia e Kosovës përmes videos të publikuar në mediat online ka pranuar informatën se më datë 10.06.2021 një pjesëmarrës në trafik, në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë si dhe në rrugë kanë qenë duke u zhvilluar punime. Njësiti policor menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme pas publikimit në “IndeksOnline” të dy videove ku shoferët hyjnë në tejkalim në vijë të plotë, policia ka njoftuar se ngasësit janë gjobit me nga 150 euro secili.

Burimi i lajmit: Një Kombë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *