September 27, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Haradinaj thotë se Kurti po shihet edhe nga Amerika: Asnjë shqiptar nuk duhet frikësuar nga Biden

1 min read

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti se ka zgjedhur rrugën e fshehjen dhe të ikjes.

Ai ka thënë se Kurti është duke u fshehur edhe nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njofton Klankosova.tv.

“Nuk besoj se një shqiptar ka arsye të frikësohet nga Biden, duke e ditur rrugën e tij dhe lidhjen me Kosovën. Pse flisni për palët, pse thoni “palët në dialog”. Fol për vete, ti je një palë. Fol për vete, shih kë e ke përballë”, ka thënë Haradinaj duke iu drejtuar Kurtit.

“Kemi probleme serioze nga fshehja dhe ikja”.

“Nuk e di a po ikë prej VV-së, ndaj kauzës së ndërtuar ndër vjet, nga ata që i ka ngritur në kauza deri në flijim. VV nuk e di a kupton më liderin e vet. Kam bindjen që është ka fshihet edhe nga opozita e sotme të cilën e ka cilësuar si tradhtare, të dëmshme dhe ka pasë epitete të tjera për ta. A mos po fshihet edhe prej Serbisë. Mos Serbia ka ndonjë fuqi mbi kryeministrin tonë?”

Burimi i lajmit: Klan Kosova