July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti flet për dialogun: Mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin

1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka filluar raportimin e tij para së të shkojë në takimin e 15 qershorit në Bruksel ku do të fillojë procesi i dialogut me Aleksandër Vuçiq, presidentin e Serbisë.

Ai ka shpalosur të gjitha arritjet e këtij dialogu për të gjitha vitet prej se ka filluar si teknik.

“Në përgjithësi mund të thuhet se procesi i dialogut deri më tani është shoqëruar me disa veçori që mbase drejtpërdrejtë ose tërthorazi kanë pamundësuar arritjen e objektivave që burojnë nga mandati i Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kurti.

“Pozicionimi i ndërmjetësit si neutral ndaj statusit ka rezultuar jo vetëm si i gabueshëm por edhe i dëmshëm. Fillimisht procesi i dialogut i është besuar BE-së nga ana e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe në këtë kontekst fare nuk qon peshë se a ka vende në BE që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke qenë se BE ka qenë vetëm lehtësues dhe jo palë direkte. Atëherë, pozicioni i BE-së realisht është i parëndësishëm por kur përdoret si pjesë përbërëse e procesit atëherë neutraliteti përkthehet si mosnjohje statusit duke krijuar pa nevojë pabarazi në tavolinë”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova