June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Lagjet e Prishtinës që do të mbesin pa ujë deri nesër – Gazeta Lajm

1 min read

Kompania rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë, ka bërë të ditur se disa zona të kësaj komune kanë mbetur pa ujë si pasojë e dëmtimit të një linje.

Mungesë të ujit do të ketë deri nesë, thuhet tutje në njoftim.

“Të nderuar konsumatorë të lagjes Medrese, drejtimi nga fabrika e lëngjeve deri në fshatrat, lagjet Llugar e tutje, ju njoftojmë se si pasojë e shpërthimit të linjës OD160 mm PVC, linjë që furnizon zonat tuaja me ujë, detyrohemi që deri nesër të ndërpresim furnizimin për atë zonë. Gjithashtu njoftojmë banorët e lagjes Dodona, zona poshtë parkut të qytetit, rrugët ‘Hamëz Jashari’, ‘Gustav Mayer, ‘Tringë Smajli’, ‘Bajram Kelmendi’, ‘Mustafa Kruja’, ‘Afrim Vitija’, ‘Rrustem Hyseni’ etj, mbesin pa furnizim me ujë nga ora 22:00, si pasojë e defektit te zona afër ‘Furres së Kacallarëve”.

Burimi i lajmit: Gazeta Lajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *