August 1, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Manastiri i Deçanit akuzon Shpend Ahmetin për inkurajim të aksioneve në Kishën Ortodokse Serbe

1 min read

Manastiri i Deçanit ka reaguar pas aksioneve të sotme të zhvilluara në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, njofton Insajderi.

Në njoftimin e bërë publik në llogarinë zyrtare të manastirit në Twitter, akuzohet kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin thuhet se ka inkurajuar këto aksione duke e quajtur bashkëpunëtor të kryeministrit Albin Kurti.

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryebashkiaku Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit në Serbi.

Në fotografitë që ata ia kanë bashkëngjitur shkrimit në Twitter, shihen grafitet që sot u realizuan nga Partia Socialdemokrate, por aty shihet edhe një grafit që thotë “Jezusi i urren serbët” por që nuk dihet autorësia e tij.

Sot, pas liturgjisë së mbajtur dje në këtë kishë, PSD dhe studentët kanë realizuar aksione në këtë objekt. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder