June 18, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbi çerek milioni euro transaksione të dyshimta të spiunit rus të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov i shpallur ‘non-grata’ në Kosovë – Telegrafi

1 min read

Episodi i parë i dokumentarit “VIRUSSIA”, i cili është transmetuar në fillim të kësaj jave, për herë të parë ka zbardhur para opinionit publik edhe shumat e mëdha të transaksioneve bankare të zyrtarit rus të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov.

Në llogarinë private bankare të rusit, që ishte shpallur “non-grata” dhe dëbuar nga Kosova në vitin 2019, Krasnoshchekov që vepronte në veri të vendit, ishin bërë gjashtë transaksione të dyshimta në shumën prej 264,082 eurove.

Dokumentet që u publikuan në dokumentar, tregonin se transaksini prej mbi 30 mijë euro ishte bërë me 4 korrik 2011, pak ditë kur u vra polici Enver Zymberi gjatë një aksioni në veri të Kosovës, pra më 25 korrik.

Krasnoshchekov kishte ardhur në Kosovë që në vitin 1999, kur ishte punësuar në OSBE.

Ai ishte dëbuar nga Kosova, pas pengimit të aksionit policor në maj të vitit 2019.

Lexo po ashtu:

Ky zyrtar i inteligjencës ruse, që ishte i punësuar në UNMIK, 20 vjet ka qenë i angazhuar në Kosovë.

Dokumentari “VIRUSSIA”, në pjesën e parë zbuloi aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor, kurse tri pjesë të tjera, pritet të shfaqen në muajt në vijim. /KP/

[embedded content]

Burimi i lajmit: Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *