June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Ministrja e Punëve të Jashtme sqaron se pse u ndalua dërgimi i pakove me gjëra esenciale për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë – GazetaBlic

2 min read

Vajza e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka akuzuar sot ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën, se ua ka ndaluar që përmes kësaj ministrie t’ua dërgojnë gjërat esenciale ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se arsyeja pse është ndaluar dërgimi i këtyre pakove është skadimi i kontratës me operatorin që e ka kryer këtë shërbim.

Mirëpo, nga kjo ministri kanë thënë se janë angazhuar që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën. MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për Sinjalin.

Krasniqi e ka akuzoi Gërvallën se këtë vendim e ka marrë për inate personale.

“Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj! Krejt dhe Zhdrejt”, shkroi ajo ndër të tjera në Facebook.

Vajza e Jakup Krasniqit: Pakot me gjërat esenciale ia dërgonim në Hagë përmes Ministrisë, Gërvalla na e ndaloi

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *