June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Mostovoy infektohet me koronavirus, zëvendësohet nga Evgeniev – KOHA.net

1 min read

Futbollisti Andrey Mostovoy i Rusisë u bë lojtari i parë që është larguar nga skuadra për shkak të infektimit me koronavirus.

Përfaqësuesja ruse e ka bërë lajmin të ditur në rrjetin social “Twitter”.

“Ka ndryshim në ekipin nacional të Rusisë për Euro 2020. Për shkak të rezultatit jo të mirë të testit PCR të lojtarit Andrey Mostovoy, stafi drejtues i skuadrës ka vendosur që ta zëvendësojë atë me mbrojtësin Roman Evgeniev”, thuhet në njoftimin e Përfaqësueses së Rusisë.

Ky njoftim vjen një ditë para se Rusia të luajë kundër Belgjikës në St. Petersburg në ndeshjen hapëse të Euro 2020.

Mostovoy debutoi me Rusinë vitin e kaluar dhe ka luajtur në tetë nga 11-të ndeshjet e fundit, më shumë si zëvendësues. Ndërkohë, paraqitja e vetme e Evgenievit për shtetin e tij ishte në humbjen 5:0 nga Serbia vitin e shkuar.

Suedia dhe Spanja kanë raportuar për rezultate pozitive me koronavirus brenda ekipit, por nuk i ka zëvendësuar ende lojtarët e infektuar.

Burimi i lajmit: Koha Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *