June 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Mourinho i propozon Southgatet formacionin më të mirë të Anglisë, injoron Sterlingun dhe Rashfordin – Telegrafi

2 min read

Jose Mourinho ka zbuluar se do të linte Marcus Rashford dhe Raheem Sterling jashtë formacionit titullar të Anglisë kundër Kroacisë në Euro 2020.

Ekipi i Gareth Southgate janë në Grupin D përkrah Republikës Çeke, Skocisë dhe finalistëve të Kupës së Botës 2018, Kroacisë.

Anglia do të nisë sezonin e tyre të dielën në Wembley kundër Kroacisë, e cila shihet si një kundërshtare e fortë.

Lexo po ashtu:

Duke folur në talkSPORT si pjesë e mbulimit të tij në Euro 2020, Mourinho tregoi zgjedhjet e tij për formacionin titullar të Anglisë kundër Kroacisë.

Menaxheri 58-vjeçar portugez zgjodhi Dean Henderson përpara Jordan Pickford si zgjedhja numër 1 e Anglisë.

Mourinho shtoi se qendrën e mbrojtjes do ta kompletonte me John Stones së bashku me Tyrone Mings, në mungesë të Harry Maguire.

Ndërkohë, ‘Special One’ do të kompletonte prapavijën e Anglisë me Ben Chilwell në të majtë dhe Kyle Walker në të djathtë.

Portugezi do të bënte Declan Rice partner së bashku me Kalvin Phillips në mesfushë, me Jack Grealish si sulmues në krahun e majtë përpara Rashford.

Lexo po ashtu:

Ish-trajner i Chelseat dhe Tottenham zgjodhi Phil Foden në të djathtën e sulmit përpara Sterling, me Mason Mount të vendosur si numër 10 për Anglinë.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, do ta kryesonte sulmit, pasi Mourinho e cilësoi si ‘të paprekshëm’. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *